Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani e cila dy ditë më parë u shkarkua nga Lidhja Demokratike e Kosovës nga posti i nënkryetares së partisë nuk bënë të ditur se cila do të jetë e ardhmja e saj politike.

Ajo ka qëndruar gjatë ditës në Obiliq ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, por nuk ka dashur të flas për çështjen e shkarkimit të saj.

Nuk është përgjigjur as nëse do të vazhdoj të jetë anëtare e LDK-së apo do të shkoj në Lëvizjen Vetëvendosje me kryetarin e së cilës i kanë qëndrimet më të përafërta ndërsa pas shkarkimit kjo parti i ka hapur dyert për të.

Vjosa Osmani dy ditë më parë u shkarkua nga pozita e nënkryetares në parti me 70 vota për të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm nga 123 sa janë gjithsej me arsyetimin se doli kundër qëndrimeve të partisë në disa raste.

Osmani ishte kundër prishjes së koalicionit LVV LDK posaçërisht në kohë pandemie ndërsa nuk e udhëhoqi seancën për formimin e qeverisë së re LDK-AAK-Nisma ku kryeministër u zgjodh Avdullah Hoti.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/